-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Jeremías 51:31|
Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t´i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;
-
32
|Jeremías 51:32|
vahet që mund të kalohen më këmbë janë zënë, kënetat janë në flakë dhe luftëtarët janë të tmerruar.
-
33
|Jeremías 51:33|
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Bija e Babilonisë është si një lëmë në kohën që shkelet; edhe pak dhe do të vijë për të koha e korrjes".
-
34
|Jeremías 51:34|
"Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, na ka gëlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si një enë bosh; na ka gëlltitur si një dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona të shijshme, na ka përzënë.
-
35
|Jeremías 51:35|
Dhuna e ushtruar kundër meje dhe mishit tim rëntë mbi Babiloninë", do të thotë banori i Sionit. "Gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë", do të thotë Jeruzalemi.
-
36
|Jeremías 51:36|
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të mbroj çështjen tënde dhe do ta kryej hakmarrjen tënde. Do të bëj që të thahet deti i saj dhe të shterojë burimi i saj.
-
37
|Jeremías 51:37|
Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë.
-
38
|Jeremías 51:38|
Ata do të vrumbullijnë bashkë si luanë, do të skërmitin dhëmbët si këlyshët e luanit.
-
39
|Jeremías 51:39|
Kur të kenë vapë, do t´u jap të pijnë, do t´i deh që të kënaqen dhe të flenë një gjumë të përjetshëm, pa u zgjuar më", thotë Zoti.
-
40
|Jeremías 51:40|
Unë do t´i bëj të zbresin në kasaphanë si qengja, si desh bashkë me cjeptë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7