-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jeremías 8:11|
Ata mjekojnë shkel e shko plagën e bijës së popullit tim, duke thënë: "Paqe, paqe", kur nuk ekziston paqja.
-
12
|Jeremías 8:12|
A u vinte turp vallë kur kryenin veprime të neveritshme? Jo! nuk kishin turp aspak dhe nuk dinin ç´është të skuqesh. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t´i vizitoj do të përmbysen", thotë Zoti.
-
13
|Jeremías 8:13|
Do t´i shfaros me siguri", thotë Zoti. "Nuk do të ketë më rrush te hardhia as fiq te fiku dhe gjethet do të fishken. Edhe gjërat që u kam dhënë do t´u hiqen".
-
14
|Jeremías 8:14|
"Pse rrimë ulur? Mblidhuni dhe të hyjmë në qytetet e fortifikuara, dhe në to të vdesim. Sepse Zoti, Perëndia ynë, na bën të vdesim dhe na bën të pimë ujë të helmuar, sepse kemi mëkatuar kundër Zotit.
-
15
|Jeremías 8:15|
Prisnim paqen, por nuk erdhi asnjë e mirë, një kohë shërimi, por ja, terrori".
-
16
|Jeremías 8:16|
Nga Dani dëgjohet turfullima e kuajve të tij; në zhurmën e hingëllimave të kuajve të tij të luftës dridhet gjithë vendi, sepse vijnë dhe gllabërojnë vendin dhe tërë ato që ai ka, qytetin dhe banorët e tij.
-
17
|Jeremías 8:17|
"Sepse ja, unë do të dërgoj kundër jush gjarpërinj dhe nepërka, kundër të cilëve nuk vlen asnjë yshtje dhe ata do t´ju kafshojnë", thotë Zoti.
-
18
|Jeremías 8:18|
Sikur të gjeja ngushëllim për dhembjen time. Zemra po më ligështohet përbrenda.
-
19
|Jeremías 8:19|
Ja një zë: është britma e bijës së popullit tim nga një tokë e largët: "Mos vallë Zoti është në Sion? A nuk është mbreti i tij në mes të tij?". "Pse kanë ngacmuar zemërimin tim me shëmbëlltyrat e tyre të gdhendura dhe me idhuj të huaj?".
-
20
|Jeremías 8:20|
Korrja ka mbaruar, vera ka marrë fund dhe ne nuk kemi shpëtuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7