-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Jeremías 46:2|
Kundër Egjiptit: përsa i përket ushtrisë së Faraonit Neko, mbretit të Egjiptit, që ishte pranë lumit Eufrat në Karkemish dhe që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, e mundi vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës.
-
3
|Jeremías 46:3|
"Përgatitni mburojën e vogël dhe të madhe dhe afrojuni betejës.
-
4
|Jeremías 46:4|
Shaloni kuajt dhe ju kalorës, u hipni atyre; paraqituni me përkrenare, i shndritni shtizat tuaja, vishni parzmoret!
-
5
|Jeremías 46:5|
Çfarë po shoh? Ata e kanë humbur dhe po kthehen prapa; burrat e tyre trima janë mundur dhe ikin me nxitim pa kthyer as kokën prapa; rreth e qark sundon tmerri", thotë Zoti.
-
6
|Jeremías 46:6|
"Mos lejo që i shpejti të ikë dhe që trimi të shpëtojë. Në veri, pranë lumit Eufrat, ata po lëkunden dhe po rrëzohen.
-
7
|Jeremías 46:7|
Kush është ai që ngjitet si Nili, dhe ujrat e të cilit fryhen si ato të lumenjve?
-
8
|Jeremías 46:8|
Éshtë Egjipti që ngjitet si Nili, dhe ujrat e të cilit po fryhen si ato të lumenjve. Ai thotë: "Do të dal, do të mbuloj tokën dhe do të shkatërroj qytetin dhe banorët e tij".
-
9
|Jeremías 46:9|
Ngarkohuni, o kuaj, dhe përparoni me rrëmbim, o qerre, le të dalin përpara burrat trima, ata të Etiopisë dhe të Putit që mbajnë mburojën dhe ata të Ludit që përdorin dhe shtrijnë harkun.
-
10
|Jeremías 46:10|
Kjo ditë për Zotin, për Zotin e ushtrive, është ditë hakmarrjeje, për t´u hakmarrë me armiqtë e tij. Shpata do të shfarosë, do të ngopet dhe do të dehet me gjakun e tyre, sepse Zoti, Zoti i ushtrive, bën një flijim në vendin e veriut, pranë lumit Eufrat.
-
11
|Jeremías 46:11|
Ngjitu në Galaad dhe merr ca balsam, o e virgjër, o bijë e Egjiptit. Më kot ti përdor barëra të shumta, nuk ka shërim për ty.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7