-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Jeremías 50:31|
"Ja ku jam kundër teje, o arrogante", thotë Zoti i ushtrive, "sepse erdhi dita jote, koha në të cilën unë do të të ndëshkoj.
-
32
|Jeremías 50:32|
Arrogantja do të tronditet dhe do të rrëzohet, dhe askush nuk do ta ngrerë. Unë do t´u vë zjarrin qyteteve të saj dhe ai do të përpijë gjithçka që e rrethon".
-
33
|Jeremías 50:33|
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Bijtë e Izraelit ishin të shtypur bashkë me bijtë e Judës. Tërë ata që i kanë çuar në robëri i kanë mbajtur me forcë dhe nuk kanë pranuar t´i lënë të ikin.
-
34
|Jeremías 50:34|
Shpëtimtari i tyre është i fortë; emri i tij është Zoti i ushtrive. Ai me siguri do të mbrojë çështjen e tyre, për t´i dhënë prehje dheut dhe për t´i bërë të drithërohen banorët e Babilonisë.
-
35
|Jeremías 50:35|
Një shpatë kërcënon Kaldeasit", thotë Zoti, "banorët e Babilonisë, princat e tij, të diturit e saj.
-
36
|Jeremías 50:36|
Një shpatë kërcënon gënjeshtarët mburravecë, që do të rezultojnë pa mend; një shpatë kërcënon trimat e saj, që do të tmerrohen.
-
37
|Jeremías 50:37|
Një shpatë kërcënon kuajt e saj, qerret e saj dhe mbi lëmshin e njerëzve që është në mes të saj, e cila do të bëhet si shumë gra; një shpatë kërcënon thesaret e saj, që do të plaçkiten.
-
38
|Jeremías 50:38|
Thatësira kërcënon ujërat e saj, që do të thahen, sepse është nje vend figurash të gdhendura dhe ata luajnë mendsh për idhujt e tyre.
-
39
|Jeremías 50:39|
Prandaj do të banojnë aty kafshët e shkretëtirës me çakejtë dhe do të vendosen aty strucat. Nuk do të banohet kurrë më, as do të popullohet brez pas brezi.
-
40
|Jeremías 50:40|
Ashtu si Perëndia shkatërroi Sodomën, Gomorrën dhe qytetet afër tyre", thotë Zoti, "kështu nuk do të banojë më aty askush dhe nuk do të qëndrojë më aty asnjë bir njeriu.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7