-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Jeremías 6:8|
Lejo të të korrigjojnë, o Jeruzalem, përndryshe shpirti im do të largohet nga ti, përndryshe do të të katandis në një shkretim, në një tokë të pabanuar".
-
9
|Jeremías 6:9|
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ata që kanë mbetur nga Izraeli do të mblidhen si vilet e pavjela të një vreshti; kaloje përsëri dorën tënde si vjelësi mbi degëzat e hardhisë.
-
10
|Jeremías 6:10|
Kujt do t´i flas dhe cilin do të qortoj që të më dëgjojë? Ja, veshi i tyre është i parrethprerë dhe ata nuk janë të zotë të tregojnë kujdes; ja, fjala e Zotit është bërë për ta objekt përçmimi dhe ata nuk gjejnë tek ajo asnjë kënaqësi.
-
11
|Jeremías 6:11|
Prandaj jam mbushur me zemërimin e madh të Zotit; jam lodhur duke e përmbajtur. Do ta hedh mbi fëmijët në rrugë dhe mbi të rinjtë e mbledhur bashkë, sepse do të kapen si burri ashtu dhe gruaja, si plaku ashtu dhe burri i ngarkuar me vite.
-
12
|Jeremías 6:12|
Shtëpitë e tyre do t´u kalojnë të tjerëve, së bashku me arat e tyre dhe bashkëshortet e tyre, sepse unë do të shtrij dorën time mbi banorët e vendit", thotë Zoti.
-
13
|Jeremías 6:13|
"Sepse nga më i vogli deri tek më i madhi të gjithë lakmojnë fitime; nga profeti deri te prifti janë të gjithë gënjeshtarë.
-
14
|Jeremías 6:14|
Ata e mjekojnë shkel e shko plagën e popullit tim, duke thënë: "Paqe, paqe", kur nuk ka paqe.
-
15
|Jeremías 6:15|
A ju vinte turp kur kryenin gjëra të neveritshme? Jo! Nuk kishin turp fare dhe as nuk dinin se ç´ishte të skuqeshe. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t´i vizitoj, do të rrëzohen", thotë Zoti.
-
16
|Jeremías 6:16|
Kështu thotë Zoti: "Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj". Por ata përgjigjen: "Nuk do të ecim nëpër të".
-
17
|Jeremías 6:17|
"Kam vënë roje mbi ju: Kushtojini kujdes zërit të borisë!". Por ata përgjigjen: "Nuk do t´i kushtojmë kujdes".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13