-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Jeremías 9:2|
Ah, sikur të kisha në shkretëtirë një strehë për udhëtarët! Do ta braktisja popullin tim dhe do të shkoja larg tij, sepse janë të gjithë shkelës të kurorës, një turmë tradhtarësh.
-
3
|Jeremías 9:3|
"Zgjasin gjuhën e tyre sikur të ishte harku i tyre për të lëshuar gënjeshtra; në vend janë të fortë, por jo për shkak të së vërtetës, sepse shkojnë nga një e keqe në tjetrën dhe nuk më njohin mua", thotë Zoti.
-
4
|Jeremías 9:4|
"Të ruhet secili nga fqinji i tij dhe mos i keni besim çdo vëllai, sepse çdo vëlla nuk bën gjë tjetër veçse mashtron dhe çdo fqinj përhap shpifje.
-
5
|Jeremías 9:5|
Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotë të vërtetën; e ushtron gjuhën e tij për të thënë gënjeshtra dhe mundohet për të bërë të keqen.
-
6
|Jeremías 9:6|
Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin", thotë Zoti.
-
7
|Jeremías 9:7|
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t´i rafinoj dhe do t´i vë në provë. Çfarë tjetër, pra, mund të bëj për bijën e popullit tim?
-
8
|Jeremías 9:8|
Gjuha e tyre është një shigjetë vrasëse; ajo nuk thotë veçse gënjeshtra. Me gojën e vet secili i flet për paqe fqinjit të tij, por në zemër të vet, ai rri në pritë.
-
9
|Jeremías 9:9|
A nuk duhet vallë t´i dënoj për këto gjëra?", thotë Zoti. "A nuk duhet të hakmerrem me një komb të tillë?".
-
10
|Jeremías 9:10|
Nëpër malet do të ngre vaje dhe rënkime dhe nëpër kullotat e shkretëtirës një vajtim, sepse janë djegur dhe nuk kalon asnjeri nëpër to, nuk dëgjohet më blegërima e kopeve. Zogjtë e qiellit dhe kafshët kanë ikur, janë zhdukur.
-
11
|Jeremías 9:11|
"Unë do t´a katandis Jeruzalemin në një tog gërmadhash dhe në një strehë çakejsh; do t´i bëj të shkreta, pa banorë, qytetet e Judës".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13