-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jeremías 13:11|
sepse ashtu si brezi përputhet me ijët e njeriut, kështu unë kisha bërë që të përputhej me mua tërë shtëpia e Izraelit dhe tërë shtëpia e Judës", thotë Zoti, me qëllim që të ishin populli im për famën, lavdinë dhe zulmin tim, por nuk deshën të më dëgjojnë"".
-
12
|Jeremías 13:12|
"Prandaj ti do t´u thuash atyre këtë fjalë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Çdo poç do të mbushet me verë". Në rast se më vonë do të të thonë: "A nuk e dimë vallë që çdo poç mbushet me verë?",
-
13
|Jeremías 13:13|
ti do t´u përgjigjesh atyre: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t´i deh tërë banorët e këtij vendi: mbretërit që ulen në fronin e Davidit, priftërinjtë, profetët dhe tërë banorët e Jeruzalemit.
-
14
|Jeremías 13:14|
Do t´i copëtoj njërin kundër tjetrit, etërit dhe bijtë së bashku"", thotë Zoti. "Nuk do të kem mëshirë, nuk do t´i fal, nuk do të kem asnjë dhembshuri që të më pengojë t´i shkatërroj".
-
15
|Jeremías 13:15|
Dëgjoni dhe vini veshin: Mos t´ju rritet mendja, sepse Zoti foli.
-
16
|Jeremías 13:16|
I jepni lavdi Zotit, Perëndisë tuaj, para se të sjellë terrin dhe para se këmbët tuaja të pengohen në malet e mbështjella në muzg, sepse ndërsa ju prisni dritën, ai e ndërron në hije të vdekjes dhe e ndryshon në errësirë të thellë.
-
17
|Jeremías 13:17|
Por në rast se nuk e dëgjoni këtë, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të kryelartësisë suaj, sytë e mi do të qajnë parreshtur dhe do të derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do të çohet në robëri.
-
18
|Jeremías 13:18|
Thuaji mbretit dhe mbretëreshës nënë: "Uluni më poshtë, sepse sundimi juaj, kurora e lavdisë suaj, do të bjerë poshtë".
-
19
|Jeremías 13:19|
Qytetet e jugut janë të mbyllura dhe askush nuk do t´i hapë; tërë Juda është çuar në robëri, është çuar e tëra në robëri.
-
20
|Jeremías 13:20|
Ngrini sytë tuaj dhe shikoni ata që vijnë nga veriu; ku është kopeja që të ishte besuar, delet e tua të bukura?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13