-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Jeremías 3:5|
A do të mbetet i zemëruar për gjithnjë? A do ta ruajë zemërimin deri në fund?". Ja, ti flet kështu, por ndërkohë ti po kryen të gjitha ligësitë që mundesh".
-
6
|Jeremías 3:6|
Zoti më tha në kohën e mbretit Josia: "E pe atë që Izraeli rebel ka bërë? Ka shkuar mbi çdo mal të lartë dhe nën çdo dru të gjelbër dhe aty është kurvëruar.
-
7
|Jeremías 3:7|
Unë thoja: "Mbasi t´i ketë bërë tërë këto gjëra do të kthehet tek unë". Por nuk u kthye; dhe motra e vet e pabesë Juda e pa.
-
8
|Jeremías 3:8|
Dhe megjithëse unë kisha ndarë Izraelin rebel për shkak të të gjitha shkeljeve të tij dhe i kisha dhënë letrën e ndarjes, pashë që motra e vet e pabesë Juda nuk pati fare frikë, por shkoi edhe ajo të kurvërohet.
-
9
|Jeremías 3:9|
Kështu me zhurmën e kurvërimeve të veta e ndoti vendin dhe shkeli kurorën me gurin dhe me drurin.
-
10
|Jeremías 3:10|
Ndonëse ndodhën tërë këto, motra e vet e pabesë Juda nuk u kthye tek unë me gjithë zemrën e saj, por me simulime", thotë Zoti.
-
11
|Jeremías 3:11|
Pastaj Zoti më tha: "Izraeli rebel u tregua më i drejtë se e pabesa Judë.
-
12
|Jeremías 3:12|
Shko dhe shpalli këto fjalë në drejtim të veriut, duke thënë: "Kthehu, o Izrael rebel"", thotë Zoti, "nuk do ta hedh zemërimin tim mbi ju, sepse jam i mëshirshëm", thotë Zoti, "dhe nuk mbetem i zemëruar për gjithnjë.
-
13
|Jeremías 3:13|
Vetëm prano paudhësinë tënde, sepse je rebeluar kundër Zotit, Perëndisë tënd; ua ke shkapërderdhur favoret e tua të huajve poshtë çdo druri të gjelbëruar dhe nuk ke dëgjuar zërin tim", thotë Zoti.
-
14
|Jeremías 3:14|
"Kthehuni, o bij të përdalë", thotë Zoti, "sepse unë kam pushtet mbi ju. Do t´ju marr një në çdo qytet dhe dy nga çdo familje dhe do t´ju çoj përsëri në Sion.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13