-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Jeremías 31:26|
Pas kësaj unë u zgjova dhe vështrova, dhe gjumi im qe i ëmbël.
-
27
|Jeremías 31:27|
"Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të mbjell shtëpinë e Izraelit dhe shtëpinë e Judës me farë njerëzish dhe me farë kafshësh.
-
28
|Jeremías 31:28|
Dhe do të ndodhë që ashtu si jam kujdesur për ta për të çrrënjosur, për të shembur dhe për të rrëzuar, për të shkatërruar dhe për të bërë të keqen, po ashtu do të kujdesem për ta për të ndërtuar dhe për të mbjellë", thotë Zoti.
-
29
|Jeremías 31:29|
"Në ato ditë nuk do të thuhet më: "Etërit kanë ngrënë rrush të papjekur dhe dhëmbët e bijve mbetën të mpirë".
-
30
|Jeremías 31:30|
Por secili do të vdesë për paudhësinë e tij; kushdo që ha rrush të papjekur do t´i mpihen majat e dhëmbëve.
-
31
|Jeremías 31:31|
Ja do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës;
-
32
|Jeremías 31:32|
jo si besëlidhja që kam vendosur me etërit e tyre ditën kur i zura për dore për t´i nxjerrë nga vendi i Egjiptit, sepse ata e shkelën besëlidhjen time, ndonëse unë isha Perëndia i tyre", thotë Zoti.
-
33
|Jeremías 31:33|
"Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve", thotë Zoti: "Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im.
-
34
|Jeremías 31:34|
Ata nuk do të mësojnë secili të afërmin e tij dhe secili vëllanë e tij, duke thënë: "Njihni Zotin!", sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi", thotë Zoti. "Sepse unë do ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre".
-
35
|Jeremías 31:35|
Kështu thotë Zoti, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është Zoti, i ushtrive.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4