-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Romanos 9:7|
As sepse janë pasardhës e Abrahamit janë të gjithë bij; por: "Në Isakun do të quhet pasardhja jote'.
-
8
|Romanos 9:8|
Do të thotë: nuk janë bijtë e Perëndisë ata që lindin prej mishi, por vetëm bijtë e premtimit numërohen si pasardhës.
-
9
|Romanos 9:9|
Sepse kjo është fjala e premtimit: "Në këtë kohë do të vij dhe Sara do të ketë një bir'.
-
10
|Romanos 9:10|
Dhe jo vetëm kaq, por edhe Rebeka mbeti shtatzënë nga një njeri i vetëm, Isakun, atin tonë,
-
11
|Romanos 9:11|
(sepse para se t´i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij që thërret),
-
12
|Romanos 9:12|
iu tha asaj: "Më i madhi do t´i shërbejë më të voglit',
-
13
|Romanos 9:13|
siç është shkruar: "E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun'.
-
14
|Romanos 9:14|
Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Aspak!
-
15
|Romanos 9:15|
Ai i thotë në fakt Moisiut: "Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri'.
-
16
|Romanos 9:16|
Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10