-
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Romanos 9:27|
Por Isaia thërret për Izraelin: "Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet'.
-
28
|Romanos 9:28|
Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.
-
29
|Romanos 9:29|
Dhe ashtu si profetizoi Isaia: "Në qoftë se Perëndia i ushtrive nuk do të na kishte lënë farë, do të ishim bërë si Sodoma dhe do t´i kishim ngjarë Gomorës'.
-
30
|Romanos 9:30|
Çfarë të themi, pra? Se johebrenjtë, që nuk kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë, por atë drejtësi që vjen nga besimi,
-
31
|Romanos 9:31|
ndërsa Izraeli, që kërkonte ligjin e drejtësisë, nuk arriti në ligjin e drejtësisë.
-
32
|Romanos 9:32|
Përse? Sepse e kërkonte jo me anë të besimit, por me anë të veprave të ligjit; sepse ata u penguan në gurin e pengesës,
-
33
|Romanos 9:33|
ashtu siç është shkruar: "Ja, unë po vë në Sion një gur pengese dhe një shkëmb skandali, dhe kushdo që i beson atij nuk do të turpërohet'.
-
1
|Romanos 10:1|
Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij.
-
2
|Romanos 10:2|
Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë.
-
3
|Romanos 10:3|
Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë dhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e vet, nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10