-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Romanos 11:3|
'O Zot, profetët e tu i vranë dhe altarët e tu i prishën, dhe unë mbeta i vetëm, dhe ata kërkojnë jetën time'.
-
4
|Romanos 11:4|
Por, çfarë i tha zëri hyjnor? "Kam lënë për veten time shtatë mijë burra, që nuk kanë rënë në gjunjë përpara Baalit'.
-
5
|Romanos 11:5|
Kështu, pra, edhe në kohën e tanishme ka mbetur një mbetje pas zgjedhjes së hirit.
-
6
|Romanos 11:6|
Dhe, po të jetë prej hirit, nuk është më prej veprash, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir, përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër.
-
7
|Romanos 11:7|
E çfarë, atëherë? Izraeli nuk e mori atë që kërkonte, kurse të zgjedhurit e morën, dhe të tjerët u verbuan,
-
8
|Romanos 11:8|
siç është shkruar: "Perëndia u dha atyre frymë hutimi, sy që të mos shohin dhe veshë që të mos dëgjojnë deri në ditën e sotme'.
-
9
|Romanos 11:9|
Dhe Davidi thotë: "Tryeza e tyre iu bëftë lak, një kurth, një pengesë dhe një shpagim.
-
10
|Romanos 11:10|
Sytë e tyre u errësofshin që të mos shohin, dhe kurrizin e tyre kërruse përgjithnjë'.
-
11
|Romanos 11:11|
Unë them, pra: "Mos u penguan, që të rrëzohen? Aspak; por me anë të rrëzimit të tyre u erdhi shpëtimi johebrenjve, që t´i shtjerë ata në xhelozi.
-
12
|Romanos 11:12|
Edhe nëse rrëzimi i tyre është fitim për botën dhe pakësimi i tyre është fitim për johebrenjtë, sa më tepër do të jetë mbushullia e tyre?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10