-
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Romanos 10:4|
sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.
-
5
|Romanos 10:5|
Sepse Moisiu kështu e përshkruan drejtësinë që vjen nga ligji: "Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre'.
-
6
|Romanos 10:6|
Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: "Mos thuaj në zemrën tënde: "Kush do të ngjitet në qiell?'. Kjo do të thotë që të zbresë Krishti.
-
7
|Romanos 10:7|
Ose: "Kush do të zbresë në humnerë?'. Kjo do të thotë që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish.
-
8
|Romanos 10:8|
Po ç´thotë, pra? "Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde'. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë;
-
9
|Romanos 10:9|
sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
-
10
|Romanos 10:10|
Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,
-
11
|Romanos 10:11|
sepse Shkrimi thotë: "Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet'.
-
12
|Romanos 10:12|
Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.
-
13
|Romanos 10:13|
Në fakt: "Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10