- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|2 Crónicas 11:11|
									Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|2 Crónicas 11:12|
									Në çdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bëri jashtëzakonisht të forta. Kështu ai pati me vete Judën dhe Beniaminin.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|2 Crónicas 11:13|
									Përveç kësaj nga të gjitha territoret e tyre priftërinjtë dhe Levitët e tërë Izraelit morën anën e tij.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|2 Crónicas 11:14|
									Në të vërtetë Levitët braktisën tokat e tyre për kullotë dhe pronat e tyre dhe shkuan në Judë dhe në Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtë e tij i kishte përzënë nga shërbimi si priftërinj të Zotit,									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|2 Crónicas 11:15|
									dhe kishte caktuar priftërinj për vendet e larta, për demonët dhe për viçat që kishte bërë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|2 Crónicas 11:16|
									Mbas Levitëve ata nga gjithë fiset e Izraelit që kishin vendosur në zemër të tyre të kërkonin Zotin, Perëndinë e Izraelit, vajtën në Jeruzalem për t´i ofruar flijime Zotit, Perëndisë të etërve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|2 Crónicas 11:17|
									Kështu e përforcuan mbretërinë e Judës dhe e bënë të qëndrushëm për tre vjet Roboamin, birin e Salomonit, sepse për tre vjet ndoqën rrugën e Davidit dhe të Salomonit.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|2 Crónicas 11:18|
									Roboami mori për grua Mahalathën, bijën e Jerimothit, birit të Davidit dhe i Abihajlit, bijës së Eliabit që ishte bir i Isait.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|2 Crónicas 11:19|
									Ajo i lindi fëmijët Jeush, Shemariah dhe Zaaham.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|2 Crónicas 11:20|
									Mbas asaj mori për grua Maakahën, bijën e Absalomit, e cila i lindi Abijahun, Atain, Zizan dhe Shelomithin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18