- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Crónicas 18:1|
									Jozafati pati pasuri të mëdha dhe lavdi; ai bëri krushqi me Ashabin.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Crónicas 18:2|
									Mbas disa vjetësh ai zbriti në Samari tek Ashabi. Atëherë Ashabi theri për të dhe për njerëzit që ishin me të një numër të madh delesh dhe lopësh dhe e bindi të dilte bashkë me të kundër Ramothit nga Galaadi.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Crónicas 18:3|
									Kështu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës: "A do të vish me mua kundër Ramothit nga Galaadi?". Jozafati iu përgjigj: "Ki besim tek unë si te vetja jote, te njerëzit e mi si  te njerëzit e tu; do të vijmë në luftë bashkë  me ty".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Crónicas 18:4|
									Pastaj Jozafati i tha mbretit të Izraelit: "Të lutem, konsulto po sot fjalën e Zotit".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Crónicas 18:5|
									Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët, katërqind veta, dhe u tha atyre: "A duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit nga Galaadi, apo duhet të heq dorë nga ky veprim?". Ata iu përgjigjën: "Shko,  pra, sepse Perëndia do ta japë atë në  duart e mbretit".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Crónicas 18:6|
									Por Jozafati tha: "Nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit me të cilin mund të këshillohemi?".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Crónicas 18:7|
									Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: "Éshtë edhe një njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin; por unë e urrej, sepse nuk profetizon kurrë ndonjë gjë të mirë  për mua, por vetëm të keqen". Jozafati tha:  "Mbreti të mos flasë kështu".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Crónicas 18:8|
									Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha: "Sille shpejt Mikajahun, birin e Imlas".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Crónicas 18:9|
									Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e vet, të veshur me rrobat e tyre mbretërore; ishin ulur në lëmin që është te hyrja e portës së Samarisë; dhe tërë profetët bënin profeci përpara tyre.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Crónicas 18:10|
									Sedekia, bir i Kenaanahut, që kishte bërë brirë prej hekuri, tha: "Kështu thotë Zoti: "Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t´i shkatërrosh plotësisht"".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18