- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Crónicas 7:1|
									Kur Salomoni mbaroi së luturi, nga qielli ra një zjarr që konsumoi olokaustin dhe flijimet dhe lavdia e Zotit mbushi tempullin.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Crónicas 7:2|
									Priftërinjtë nuk mund të hynin në shtëpinë e Zotit, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Crónicas 7:3|
									Tërë bijtë e Izraelit, kur panë që zjarri po zbriste dhe lavdia e Zotit po vendosej mbi tempullin, ranë përmbys me fytyrë mbi dysheme, duke adhuruar dhe lëvduar Zotin, "sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetsi".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Crónicas 7:4|
									Pastaj mbreti dhe tërë populli ofruan flijime përpara Zotit,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Crónicas 7:5|
									mbreti Salomon ofroi si flijim njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë populli shenjtëruan shtëpinë e Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Crónicas 7:6|
									Priftërinjtë kryenin detyrat e tyre, po kështu Levitët me veglat e tyre muzikore të kushtuara Zotit, që mbreti David kishte bërë për të lëvduar Zotin, "sepse mirësia e tij është e përjetshme", sa herë  që Davidi lëvdonte me anë të tyre. Priftërinjtë  u binin borive para tyre, ndërsa tërë Izraeli qëndronte në këmbë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Crónicas 7:7|
									Salomoni shenjtëroi pjesën qëndrore të oborrit që ishte përballë shtëpisë të Zotit; aty pikërisht ofroi olokauste dhe dhjamin e flijimeve të falenderimit, sepse altari prej bronzi që Salomoni kishte  bërë nuk i zinte dot olokaustet, blatimet e  ushqimit dhe dhjamin.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Crónicas 7:8|
									Në atë kohë Salomoni kremtoi festën shtatë ditë dhe tërë Izraeli bashkë me të. Me Salomonin u bashkua një mori e madhe njerëzish të ardhur nga rrethinat e Hamathit deri në përroin e Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Crónicas 7:9|
									Ditën e tetë bënë një mbledhje solemne, sepse kishin kremtuar kushtimin e altarit shtatë ditë dhe festën shtatë ditë të tjera.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Crónicas 7:10|
									Ditën e njëzetetretë të muajit të shtatë ai e ktheu në çadrat e tij popullin tërë qejf dhe të gëzuar për të mirën që Zoti i kishte bërë Davidit, Salomonit dhe Izraelit, popullit të tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15