- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Crónicas 14:1|
									Pastaj Abijahun pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Asa. Në kohën e tij vendi qe i qetë dhjetë vjet.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Crónicas 14:2|
									Asa bëri atë që ishtë e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë të tij.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Crónicas 14:3|
									Ai hoqi nga vendi altarët e perëndive të huaj dhe vendet e larta, shkatërroi shtyllat e shenjta dhe i bëri copë-copë Asherimët.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Crónicas 14:4|
									Përveç kësaj urdhëroi Judën të kërkojë Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, dhe të zbatojë në praktikë ligjin dhe urdhërimet.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Crónicas 14:5|
									Hoqi gjithashtu nga të gjitha qytetet e Judës vendet e larta dhe idhujt; dhe me të mbretëria njohu një periudhë qetësie.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Crónicas 14:6|
									Ai ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë, sepse vendi ishte i qetë. Në ato vite nuk pati asnjë luftë kundër tij, sepse Zoti i kishte dhënë qetësi.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Crónicas 14:7|
									Ai u thoshte atyre të Judës: "Le t´i ndërtojmë këto qytete dhe t´i rrethojmë me mure, me kulla, me porta dhe shufra. Vendi është akoma në dispozicionin tonë, sepse kemi kërkuar Zotin, Perëndinë tonë;  ne e kemi kërkuar dhe ai na ka dhënë paqe  rreth e qark". Kështu ata iu vunë ndërtimit dhe u begatuan.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Crónicas 14:8|
									Asa kishte një ushtri prej treqindmijë njerëzish nga Juda që mbanin ushta dhe mburoja, si dhe dyqind e tetëdhjetë mijë nga Beniamini që mbanin mburoja dhe gjuanin me hark; tërë këta ishin burra të fortë dhe trima.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Crónicas 14:9|
									Kundër tyre doli Zerahu, Etiopasi, me një ushtri prej një milion burrash dhe me treqind qerre dhe arriti deri në Mareshah.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Crónicas 14:10|
									Asa doli atëherë kundër tij dhe u vendosën në rend beteje në luginën e Tsefathahut pranë Mareshahut.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18