- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Crónicas 11:1|
									Roboami, me të arritur në Jeruzalem, thirri shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur, për të luftuar kundër Izraelit dhe për t´i kthyer kështu mbretërinë Roboamit.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Crónicas 11:2|
									Por fjala e Zotit iu drejtua kështu Shemajahut, njeriu i Perëndisë, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Crónicas 11:3|
									"Foli Roboamit, birit të Salomonit, mbretit të Judës, dhe tërë Izraelit në Judë dhe në Beniamin, dhe u thuaj atyre:									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Crónicas 11:4|
									Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse kjo gjë vjen nga unë"". Atëherë ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa pa dalë kundër Jeroboamit.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Crónicas 11:5|
									Roboami banoi në Jeruzalem dhe ndërtoi disa qytete për mbrojtje në Judë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Crónicas 11:6|
									Ai ndërtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Crónicas 11:7|
									Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Crónicas 11:8|
									Gathin, Mareshahun, Zifin,									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Crónicas 11:9|
									Adoraimin, Lakishin, Azkahun,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Crónicas 11:10|
									Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, që u bënë qytete të fortifikuara në Judë dhe në Beniamin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15