- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Crónicas 31:1|
									Mbasi mbaruan tërë këtë punë, Izraelitët e pranishëm u nisën për në qytetet e Judës, për të thyer kollonat e shenjta, për të shembur Asherimët dhe për të shkatërruar vendet e larta dhe altarët në									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Crónicas 31:2|
									Ezekia rindërtoi klasat e priftërinjve dhe të Levitëve në bazë të klasave të tyre, secila sipas shërbimit të tij, priftërinjtë dhe Levitët për olokaustet dhe flijimet e falenderimit për të shërbyer,  për të falenderuar dhe për të lëvduar në  portat e kampeve të Zotit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Crónicas 31:3|
									Mbreti caktoi edhe pjesën e pasurive të tij, që do t´i caktoheshin për olokauste; olokaustet e mëngjesit dhe të mbrëmjes, olokaustet e të shtunave, të ditëve të hënës së re dhe të festave solemne, ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Crónicas 31:4|
									Gjithashtu urdhëroi popullin, ata që banonin në Jeruzalem, t´u jepnin priftërinjve dhe Levitëve pjesën që u takonte, me qëllim që të tregoheshin të vendosur në ligjin e Zotit.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Crónicas 31:5|
									Sa u përhap ky urdhër, bijtë e Izraelit dhanë me shumicë prodhimet e para të grurit, të verës, të vajit, të mjaltit dhe të të gjitha prodhimeve të arave; dhe çuan një të dhjetë të bollshme nga çdo gjë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Crónicas 31:6|
									Bijtë e Izraelit dhe të Judës që banonin në qytetet e Judës çuan edhe ata të dhjetën e lopëve dhe të deleve, po kështu edhe të dhjetën e gjërave të shenjta të shenjtëruara Zotit, Perëndisë të tyre, dhe krijuan me to shumë grumbuj.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Crónicas 31:7|
									Filluan t´i bëjnë grumbujt në muajin e tretë dhe e përfunduan këtë punë në muajin e shtatë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Crónicas 31:8|
									Kur Ezekia dhe krerët erdhën për të parë grumbujt, bekuan Zotin dhe popullin e tij të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Crónicas 31:9|
									Pastaj Ezekia pyeti priftërinjtë dhe Levitët për grumbujt;									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Crónicas 31:10|
									kryeprifti Azariah, nga shtëpia e Tsadokut, iu përgjigj: "Që kur filloi prurja e ofertave në shtëpinë e Zotit, kemi ngrënë sa jemi ngopur dhe kanë mbetur gjëra me shumicë, sepse Zoti ka bekuar popullin  e tij; dhe kjo është sasia e madhe që ka  tepruar".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15