- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Crónicas 8:1|
									Njëzet vjet pasi Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Crónicas 8:2|
									Salomoni rindërtoi qytetet që Hirami i kishte dhënë Salomonit dhe bëri që të banojnë në to bijtë e Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Crónicas 8:3|
									Salomoni marshoi pastaj kundër Hamath-Tsobahut dhe e pushtoi.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Crónicas 8:4|
									Përveç kësaj rindërtoi Tadmorin në shkretëtirë dhe të gjitha qytetet e furnizimit që kishte ndërtuar në Hamath.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Crónicas 8:5|
									Rindërtoi Beth-Horonin e sipërm dhe Beth-Horonin e poshtëm, qytete të fortifikuara me mure, porta dhe shufra,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Crónicas 8:6|
									si edhe Baalathin dhe tërë qytetet e furnizimit që i përkisnin Salomonit, të gjitha qytetet e qerreve, qytetet e kalorësisë, me një fjalë të gjitha ato që i pëlqyen të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban  dhe në tërë vendin që ndodhej nën sundimin  e tij.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Crónicas 8:7|
									Tërë njerëzit e mbetur nga Hitejtë, nga Amorejtë, nga Perezejtë, nga Hivejtë dhe nga Jebusejtë, që nuk ishin nga Izraeli,									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Crónicas 8:8|
									(domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që Izraelitët nuk kishin mundur t´i shkatërronin) Salomoni i rekrutoi për punë të detyrueshme deri ditën e sotme.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Crónicas 8:9|
									Por nga bijtë e Izraelit Salomoni nuk përdori asnjë si shërbëtor për punimet e tij; këta ishin përkundrazi njerëzit e tij të luftës, krerët e udhëheqësve të tij dhe komandantët e qerreve dhe të kalorësisë së tij.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Crónicas 8:10|
									Shefat e nënpunësve të mbretit Salomon që kontrollonin popullin ishin dyqind e pesëdhjetë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15