- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Crónicas 6:1|
									Atëherë Salomoni tha: "Zoti ka shpallur se do të banojë në renë e dëndur.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Crónicas 6:2|
									Dhe unë kam ndërtuar për ty një shtëpi të madhërishme, në vendin ku do të banosh përjetë".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Crónicas 6:3|
									Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit, ndërsa tërë asambleja e Izraelit qëndronte më këmbë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Crónicas 6:4|
									Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka kryer me fuqinë e tij atë që i kishte premtuar me gojën e vet atit tim David, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Crónicas 6:5|
									"Nga dita që nxora popullin tim të Izraelit nga vendi i Egjiptit, unë nuk kam zgjedhur asnjë qytet ndër të gjitha fiset e Izraelit për të ndërtuar një shtëpi, ku emri im të mbetej, dhe nuk kam zgjedhur  njeri që të bëhet princ mbi popullin tim  të Izraelit,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Crónicas 6:6|
									por kam zgjedhur Jeruzalemin, që emri im të mbetet aty, dhe kam zgjedhur Davidin që të mbretërojë mbi popullin tim të Izraelit".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Crónicas 6:7|
									Davidi, ati im, kishte në zemër të ndërtonte një tempull, në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit,									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Crónicas 6:8|
									por Zoti i tha Davidit, atit tim: "Ti ke pasur në zemër të ndërtosh një tempull në emrin tim, dhe ke bërë mirë që ke pasur një gjë të tillë në zemër;									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Crónicas 6:9|
									por nuk do të jesh ti që do ta ndërtosh tempullin, por biri yt që ka për të dalë nga ijët e tua, do të jetë ai që do ta ndërtojë tempullin në emrin tim".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Crónicas 6:10|
									Kështu Zoti e mbajti fjalën që kishte shqiptuar, dhe unë zura vendin e Davidit, atit tim dhe u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte premtuar Zoti, dhe ndërtova tempullin në emrin e Zotit, Perëndisë të Izraelit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15