- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|2 Crónicas 6:11|
									Aty vendosa arkën, në të cilën ndodhet besëlidhja e Zotit, që ai ka bërë me bijtë e Izraelit"									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|2 Crónicas 6:12|
									Pastaj Salomoni zuri vend para altarit të Zotit, përballë asamblesë së Izraelit dhe shtriu duart									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|2 Crónicas 6:13|
									(Salomoni në fakt kishte ndërtuar një tribunë prej bronzi, të gjatë pesë kubitë, të gjerë pesë kubitë dhe të lartë tre kubitë, dhe e kishte vendosur në mes të oborrit; ai hipi në të, u gjunjëzua para  tërë asamblesë së Izraelit, zgjati duart  në drejtim të qiellit),									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|2 Crónicas 6:14|
									dhe tha: "O Zot, o Perëndi i Izraelit, nuk ka asnjë Perëndi të ngjashëm me ty as në qiell, as në tokë. Ti i përmbahesh besëlidhjes dhe mëshirës ndaj shërbëtorëve të tu që ecin përpara teje me gjithë zemër.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|2 Crónicas 6:15|
									Ti me shërbëtorin tënd David, atin tim, e mbajte atë që i kishe premtuar; po, sot ke kryer me dorën tënde atë që kishe premtuar me gojën tënde.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|2 Crónicas 6:16|
									Prandaj tani o Zot, Perëndi i Izraelit, mbaje me shërbëtorin tënd David, atin tim, atë që i ke premtuar duke thënë: "Ty nuk do të të mungojë asnjë nga ata që ulen në fronin e Izraelit, me kusht që  bijtë e tu të kujdesen për sjelljen e tyre  dhe të ecin sipas ligjit tim ashtu si ke ecur ti përpara meje".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|2 Crónicas 6:17|
									Tani, pra, o Zot, Perëndi i Izraelit, u bëftë fjala që i ke thënë shërbëtorit tënd David!									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|2 Crónicas 6:18|
									Por a është në fakt e vërtetë që Perëndia banon me njerëzit në tokë? Ja, qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk mund të të nxënë, aq më pak ky tempull që unë kam ndërtuar!									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|2 Crónicas 6:19|
									Megjithatë, o Zot, Perëndia im, kushtoji vëmendje lutjes së shërbëtorit tënd dhe kërkesës së tij, duke dëgjuar britmën dhe lutjen që shërbëtori yt të drejton ty.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|2 Crónicas 6:20|
									Sytë e tu janë drejtuar ditë e natë ndaj këtij tempulli, në drejtim të vendit që ke thënë: "Atje do të jetë emri im", për të dëgjuar lutjet që shërbëtori yt do të bëjë duke u kthyer në drejtim të këtij vendi.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18