- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|2 Crónicas 6:31|
									me qëllim që ata të të kenë frikë dhe të ecin në rrugët e tua për gjithë kohën që do të jetojnë në vendin që u ke dhënë etërve tanë.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|2 Crónicas 6:32|
									Kur i huaji, që nuk i përket popullit të Izraelit, do të vijë nga një vend i largët për shkak të emrit tënd të madh, të dorës sate të fuqishme dhe të krahut tënd të shtrirë, kur do të vijë të të lutet duke u kthyer nga ky tempull,									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|2 Crónicas 6:33|
									ti dëgjo nga qielli, nga vendi i banesës sate, dhe jepi të huajit ato që të kërkon, me qëllim që tërë popujt e tokës të njohin emrin tënd dhe të kenë frikë nga ti, ashtu si bën populli yt i Izraelit,  dhe të dinë që emri yt përmendet në këtë  tempull që kam ndërtuar.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|2 Crónicas 6:34|
									Kur populli yt do të hyjë në luftë kundër armiqve të tij duke ndjekur rrugën nëpër të cilën e dërgove, në rast se të luten duke u drejtuar ndaj këtij qyteti që ti ke zgjedhur dhe ndaj tempullit që unë kam ndërtuar në emrin tënd,									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|2 Crónicas 6:35|
									dëgjo nga qielli lutjen dhe kërkesën për falje dhe përkrah çështjen e tyre.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|2 Crónicas 6:36|
									Kur do të kryejnë mëkate kundër teje (sepse nuk ka njeri që të mos kryejë mëkate) dhe ti, i zemëruar kundër tyre, do t´i braktisësh në dorë të armiqve që do t´i internojnë në një vend të largët ose të afërt,									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|2 Crónicas 6:37|
									në qoftë se në vendin ku janë internuar vijnë në vete, kthehen ndaj teje dhe të luten fort në vendin e robërisë së tyre, duke thënë: "Kemi kryer mëkate, kemi vepruar padrejtësisht, kemi bërë të keqen",									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|2 Crónicas 6:38|
									në rast se kthehen me gjithë zemër dhe me tërë shpirt në vendin e robërisë së tyre ku janë shpërngulur dhe të luten duke u drejtuar ndaj vendit të tyre, ndaj qytetit që ti ke zgjedhur dhe tempullit që kam ndërtuar në emrin tënd,									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|2 Crónicas 6:39|
									dëgjo nga qielli, vend i banesës sate, lutjen dhe stërlutjen e tyre, përkrah çështjen e tyre dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje!									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|2 Crónicas 6:40|
									Tani, o Perëndia im, mbaj sytë hapur dhe dëgjo me vëmendje lutjen që bëhet në këtë vend!									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18