- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|2 Crónicas 13:11|
									Çdo mëngjes e çdo mbrëmje ata i ofrojnë Zotit olokauste dhe temjan erëmirë; për më tepër ata i vendosin bukët e paraqitjes në një tryezë të pastër, dhe çdo mbrëmje ndezin shandanin e artë me llambat  e tij, sepse ne respektojmë urdhrin e Zotit,  Perëndisë tonë, por ju e keni braktisur.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|2 Crónicas 13:12|
									Dhe ja, vet Perëndia është me ne, mbi kryet tonë dhe priftërinjtë me buri kumbonjëse janë duke i rënë alarmit kundër jush. O bij të Izraelit, mos luftoni kundër Zotit, Perëndisë të etërve tuaj, sepse nuk do të keni sukses".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|2 Crónicas 13:13|
									Ndërkaq Jeroboami me një pritë u mori krahët për t´i sulmuar; kështu ndërsa ai ishte radhitur para Judës, ata të pritës ndodheshin prapa tyre.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|2 Crónicas 13:14|
									Kur ata të Judës u kthyen, vunë re që beteja i priste si nga përpara ashtu dhe nga prapa. Atëherë i klithën Zotit dhe priftërinjtë u ranë borive.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|2 Crónicas 13:15|
									Pastaj njerëzit e Judës lëshuan një britmë dhe, ndërsa njerëzit e Judës ulërinin, ndodhi që Perëndia goditi Jeroboamin dhe tërë Izraelin përpara Abijahut dhe Judës.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|2 Crónicas 13:16|
									Kështu bijtë e Izraelit ikën përpara Judës, dhe Perëndia i dorëzoi në duart e tij.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|2 Crónicas 13:17|
									Abijahu dhe njerëzit e tij i mundën keq; nga radhët e Izraelitëve ranë të vdekur pesëqind mijë luftëtarë të zgjedhur.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|2 Crónicas 13:18|
									Kështu në atë kohë bijtë e Izraelit u poshtëruan, ndërsa bijtë e Judës u përforcuan sepse ishin mbështetur tek Zoti, Perëndia i etërve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|2 Crónicas 13:19|
									Abijahu e ndoqi Jeroboamin dhe i mori qytetet që vijojnë: Bethelin me fshatrat përreth, Jeshanahun me fshatrat përreth dhe Efraimin me fshatrat përreth.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|2 Crónicas 13:20|
									Kështu gjatë jetës së Abijahut, Jeroboami nuk e mblodhi më veten; pastaj Zoti e goditi dhe ai vdiq.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15