- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|2 Crónicas 1:11|
									Perëndia i tha Salomonit: "Me qenë se kjo ishte gjëja që kishe në zemër dhe nuk më ke kërkuar as pasuri, as mall, as lavdi, as jetën e armiqve të tu dhe as jetë të gjatë, por kërkove për vete diturin  dhe zgjuarsin që të mund të qeverisësh  popullin tim mbi të cilin të vura mbret,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|2 Crónicas 1:12|
									dituria dhe zgjuarsia të janë dhënë. Përveç tyre do të të jap pasuri, mall dhe lavdi, të cilat nuk i ka pasur asnjë mbret para teje dhe nuk do t´i ketë asnjë pas teje".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|2 Crónicas 1:13|
									Salomoni u kthye pastaj nga vendi i lartë që ishte në Gabaon, nga çadra e mbledhjes, në Jeruzalem, dhe mbretëroi mbi Izraelin.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|2 Crónicas 1:14|
									Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës, dhe pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, të cilët i vendosi në qytetet e qerreve dhe pranë mbretit në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|2 Crónicas 1:15|
									Mbreti veproi gjithashtu në mënyrë të tillë që në Jeruzalem argjendi dhe ari të ishin të rëndomtë si gurët, dhe kedrat të bollshëm si fiku i Egjiptit në fushë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|2 Crónicas 1:16|
									Kuajt e Salomonit importoheshin nga Egjipti dhe nga Kue; tregtarët e mbretit shkonin t´i merrnin në Kue me një çmim të caktuar.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|2 Crónicas 1:17|
									Ata sillnin dhe importonin nga Egjipti një qerre për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë për njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin tërë mbretërve të Hitejve dhe të Sirisë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18