- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|2 Crónicas 20:11|
									dhe ja, tani ata na shpërblejnë, duke ardhur të na dëbojnë nga trashëgimia jote që na ke dhënë në zotërim.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|2 Crónicas 20:12|
									O Perëndia ynë, a nuk do t´i dënosh ata? Sepse ne jemi pa forcë përpara kësaj shumice të madhe që vjen kundër nesh; nuk dimë çfarë të bëjmë, por sytë tona janë drejtuar te ti".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|2 Crónicas 20:13|
									Tani tërë burrat e Judës, me fëmijët, bashkëshortet dhe bijtë e tyre, rrinin më këmbë përpara Zotit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|2 Crónicas 20:14|
									Atëherë në mes të asamblesë Fryma e Zotit përfshiu Jahazielin, birin e Zakarias, bir i Benajahut, bir i Jejelit, bir i Mataniahut, një Levit nga bijtë e Asafit.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|2 Crónicas 20:15|
									Dhe ky tha: "Dëgjoni, ju të gjithë nga Juda, ju banorë të Jeruzalemit dhe ti, o mbret Jozafat! Kështu ju thotë Zoti: "Mos kini frikë, mos u tronditni për shkak të kësaj shumice të madhe, sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|2 Crónicas 20:16|
									Nesër hidhuni kundër tyre; ja, ata do të ngjiten nëpër të përpjetën e Tsitsit, dhe ju do t´i gjeni në skajin e luginës përballë shkretëtirës së Jeruelit.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|2 Crónicas 20:17|
									Nuk do të jeni ju që do të luftoni në këtë betejë; zini pozicion, qëndroni pa lëvizur dhe do të shihni lirimin e Zotit, që është me ju. O Judë, o Jeruzalem, mos kini frikë dhe mos u tronditni; nesër  do të dilni kundër tyre, sepse Zoti është  me ju"".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|2 Crónicas 20:18|
									Atëherë Jozafati uli për tokë fytyrën e tij, dhe tërë Juda dhe banorët e Jeruzalemit ranë përmbys përpara Zotit dhe e adhuruan.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|2 Crónicas 20:19|
									Pastaj Levitët, bijtë e Kehathitëve dhe të Korahitëve, u ngritën për të lëvduar me zë të lartë Zotin, Perëndinë e Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|2 Crónicas 20:20|
									Mëngjesin vijues u çuan shpejt dhe u nisën për në shkretëtirën e Tekoas; ndërsa po viheshin për rrugë, Jozafati, duke qëndruar në këmbë, tha: "Dëgjomëni, o Judë, dhe ju banorë të Jeruzalemit! Besoni									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18