- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|2 Crónicas 2:11|
									Dhe Hirami, mbret i Tiros, u përgjigj me një shkrim, që i dërgoi Salomonit: "Me qenë se Zoti e do popullin e tij, të ka caktuar mbret mbi të".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|2 Crónicas 2:12|
									Hirami thoshte gjithashtu: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka bërë qiejtë dhe tokën, sepse i ka dhënë mbretit David një bir të urtë, shumë të zgjuar dhe të aftë, që do të ndërtojë një  tempull për Zotin dhe një pallat mbretëror  për vete!									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|2 Crónicas 2:13|
									Unë po të dërgoj një njeri të shkathët dhe të ditur të atit tim Hiram, që është									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|2 Crónicas 2:14|
									bir i një gruaje nga bijat e Danit, ndërsa i ati ishte një njeri nga Tiro. Ai di të punojë arin, bronzin, hekurin, gurin, drurin, purpurin dhe ngjyrë vjollcën, të kuqe flakë, pëlhurën e hollë dhe  di të bëjë çdo prerje dhe çdo lloj vizatimi që  i besohet. Ai do të punojë me specialistët e tu dhe me specialistët e zotit tim David, atit tënd.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|2 Crónicas 2:15|
									Tani, pra, imzot le t´u dërgojë shërbëtorëve të tij grurin, elbin, vajin dhe verën, që u ka premtuar;									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|2 Crónicas 2:16|
									dhe ne do të presim tërë drurët e Libanit për të cilat ke nevojë; do t´i sjellim me trap nëpër det deri në Jafo dhe ti do t´i mbartësh në Jeruzalem".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|2 Crónicas 2:17|
									Salomoni regjistrioi tërë të huajt që ndodheshin në vendin e Izraelit, mbas regjistrimit që kishte bërë Davidi, i ati; ata ishin njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind veta,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|2 Crónicas 2:18|
									dhe mori shtatëdhjetë mijë prej tyre për të mbartur pesha, tetëdhjetë mijë për të prerë gurë në mal dhe tre mijë e gjashtëqind mbikqyrës që ta bënin popullin të punonte.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15