-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|2 Crónicas 30:11|
Megjithatë disa burra nga Asheri, nga Zabuloni dhe nga Manasi u përulën dhe erdhën në Jeruzalem.
-
12
|2 Crónicas 30:12|
Por në Judë dora e Perëndisë veproi duke u dhënë atyre një zemër të njëllojtë për të kryer urdhrin e mbretit dhe të parisë, sipas fjalës të Zotit.
-
13
|2 Crónicas 30:13|
Një turmë e madhe u mblodh në Jeuzalem për të kremtuar festën e të Ndormëve gjatë muajit të dytë; ishte një kuvend shumë i madh.
-
14
|2 Crónicas 30:14|
U ngritën dhe zhdukën altarët që ishin në Jeruzalem; zhdukën gjithashtu tërë altarët e temjanit dhe i hodhën në përroin e Kidronit.
-
15
|2 Crónicas 30:15|
Pastaj flijuan Pashkën, ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë. Priftërinjtë dhe Levitët, plot turp, u shenjtëruan dhe ofruan olokauste në shtëpinë e Zotit.
-
16
|2 Crónicas 30:16|
Ata zunë vendet që u përkisnin sipas normave të përshkruara nga ligji i Moisiut, njeriut të Perëndisë. Priftërinjtë spërkatnin gjakun, që merrnin nga duart e Levitëve.
-
17
|2 Crónicas 30:17|
Duke qenë se shumë njerëz të asamblesë nuk ishin shenjtëruar, Levitët kishin për detyrë t´i flijonin qengjat e Pashkës për tërë ata që nuk ishin të pastër, për t´ia shenjtëruar Zotit.
-
18
|2 Crónicas 30:18|
Në të vërtetë një pjesë e madhe e popullit, shumë nga Efraimi, nga Manasi, nga Isakari dhe nga Zabuloni nuk ishin pastruar, dhe e hëngrën njëlloj Pashkën, duke vepruar ndryshe nga sa ishte shkruar. Por Ezekia u lut për ata, duke thënë: "Zoti, që është i mirë, të falë cilindo
-
19
|2 Crónicas 30:19|
që ia ka kushtuar zemrën e tij të kërkojë Perëndinë, Zotin, Perëndinë e etërve të tij, edhe pa pastrimin që kërkon shenjtërorja".
-
20
|2 Crónicas 30:20|
Dhe Zoti dëgjoi Ezekian dhe shëroi popullin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Levítico 17-19