- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Crónicas 34:1|
									Josia ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tridhjetë e një vjet në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Crónicas 34:2|
									Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit dhe ndoqi rrugët e Davidit, atit të tij, pa u shmangur as në të djathtë as në të majtë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Crónicas 34:3|
									Në vitin e tetë të mbretërimit të tij, kur ende ishte djalosh, filloi të kërkojë Perëndinë e Davidit, atit të tij, dhe në vitin e dymbëdhjetë filloi ta pastrojë Judën dhe Jeruzalemin nga vendet e larta,  nga Asherimët, nga shëmbëlltyrat e  gdhendura dhe nga shëmbëlltyrat prej metali të shkrirë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Crónicas 34:4|
									Para tij u shembën altaret e Baalit; përveç tyre shembi altaret e temjanit që ishin mbi ta, bëri copë-copë Asherimët, shëmbëlltyrat e gdhendura dhe shëmbëlltyrat prej metali të shkrirë dhe i bëri pluhur,  të cilin e shpërndau mbi varret e atyre  që u kishin ofruar flijime.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Crónicas 34:5|
									Pastaj dogji kockat e priftërinjve mbi altaret e tyre, dhe kështu pastroi Judën dhe Jeruzalemin.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Crónicas 34:6|
									Të njëjtën gjë bëri në qytetet e Manasit, të Efraimit dhe të Simeonit deri në Neftali, me sëpatat e tyre rreth e qark.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Crónicas 34:7|
									Kështu ai shkatërroi altarët dhe Asherimët, i bëri pluhur shëmbëlltyrat e gdhendura dhe rrëzoi tërë altarët e temjanit në gjithë vendin e Izraelit, pastaj u kthye në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Crónicas 34:8|
									Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të tij, mbasi pastroi vendin dhe tempullin, dërgoi Shafanin, birin e Atsaliahut, Maasejahun, qeveritarin e qytetit, dhe Joahun, birin e Joahazit, arkivistin,									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Crónicas 34:9|
									Ata shkuan te kryeprifti Hilkiah dhe dorëzuan paratë që kishin sjellë në shtëpinë e Perëndisë, që derëtarët Levitë kishin mbledhur nga Manasi, nga Efraimi dhe tërë pjesa tjetër e Izraelit, nga tërë  Juda dhe Beniamini dhe nga banorët e Jeruzalemit.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Crónicas 34:10|
									Pastaj ua dorëzuan punëtorëve të ngarkuar me mbikqyrjen e shtëpisë të Zotit, të cilët ua dhanë punëtorëve që punonin në shtëpinë e Zotit për ta riparuar dhe për të restauruar tempullin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18