-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|2 Crónicas 18:13|
Por Mikajahu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, çdo gjë që Perëndia im do të thotë unë do ta shpall".
-
14
|2 Crónicas 18:14|
Si arriti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heq dorë?". Ai u përgjigj: "Shkoni, pra, dhe do t´ju dalë mbarë, sepse ata do të jepen në duart tuaja".
-
15
|2 Crónicas 18:15|
Atëherë mbreti i tha: "Sa herë duhet të përgjërohem që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?".
-
16
|2 Crónicas 18:16|
Mikajahu u përgjigj: "E pashë tërë Izraelin të shpërndarë në malet, ashtu si dhentë që janë pa bari; dhe Zoti tha: "Ata nuk kanë më zot; le të kthehet secili në paqe në shtëpinë e vet"".
-
17
|2 Crónicas 18:17|
Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "A nuk të kisha thënë se lidhur me mua ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqen?".
-
18
|2 Crónicas 18:18|
Atëherë Mikajahu i tha: "Prandaj dëgjo fjalën e Zotit. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria qiellore rrinte në të djathtë dhe në të majtë të tij.
-
19
|2 Crónicas 18:19|
Zoti tha: "Kush do ta mashtrojë Ashabin, mbretin e Izraelit, që ai të dalë dhe të vdesë në Ramoth të Galaadit?"". Dikush u përgjigj në një mënyrë, dikush në mënyrë tjetër.
-
20
|2 Crónicas 18:20|
Atëherë doli përpara një frymë që u paraqit para Zotit dhe tha: "Unë do t´ia mbush mendjen". Zoti i tha: "Në çfarë mënyre?".
-
21
|2 Crónicas 18:21|
Ai u përgjigj: "Unë do të dal dhe do të jem një frymë i gënjeshtrës në gojën e të gjithë profetëve të tij". Zoti i tha: "Me siguri do t´arrish ta bësh për vete, shko dhe vepro kështu".
-
22
|2 Crónicas 18:22|
Prandaj ja, Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e këtyre profetëve të tu, por Zoti shpall fatkeqësi kundër teje".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10