-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|2 Crónicas 24:18|
Pastaj ata braktisën shtëpinë e Zotit, Perëndisë të etërve të tyre, dhe u shërbyen Asherimëve dhe idhujve; për shkak të këtij mëkati, zemërimi i Perëndisë ra mbi Judën dhe mbi Jeruzalemin.
-
19
|2 Crónicas 24:19|
Zoti u dërgoi atyre profetë për t´i bërë të kthehen tek ai; këta dëshmuan kundër tyre, por ata nuk deshën t´i dëgjojnë.
-
20
|2 Crónicas 24:20|
Atëherë Fryma e Perëndisë erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, që u ngrit përpara popullit dhe tha: "Kështu thotë Perëndia: Pse shkelni urdhërimet e Zotit dhe nuk keni mbarësi? Mëqe e keni braktisur Zotin edhe ai do t´ju braktisë".
-
21
|2 Crónicas 24:21|
Por ata komplotuan kundër tij dhe me urdhër të mbretit, e vranë me gurë në oborrin e shtëpisë të Zotit.
-
22
|2 Crónicas 24:22|
Kështu mbreti Joas nuk e kujtoi mirësinë që Jehojada, ati i Zakarias, kishte treguar ndaj tij dhe ia vrau të birin, i cili duke vdekur tha: "Zoti e shikoftë dhe të kërkoftë llogari!.
-
23
|2 Crónicas 24:23|
Kështu ndodhi që, në fillim të vitit të ri, ushtria e Sirëve doli kundër Joasit. Ata erdhën në Judë dhe në Jeruzalem dhe shfarosën nga populli tërë krerët e tij, dhe tërë plaçkën ia çuan mbretit të Damaskut.
-
24
|2 Crónicas 24:24|
Megjithëse ushtria e Sirëve kishte ardhur me pak veta, Zoti u dha në dorë një ushtri shumë të madhe, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre. Kështu ata e gjykuan Joasin.
-
25
|2 Crónicas 24:25|
Kur Sirët u tërhoqën nga ai (sepse e kishin lënë shumë të sëmurë), shërbëtorët e tij kurdisën një komplot kundër tij, për shkak të vrasjes së bijve të priftit Jehojada, dhe e vranë në shtratin e tij. Kështu ai vdiq dhe e varrosën në qytetin e Davidit, por jo në varrezat e mbretërve.
-
26
|2 Crónicas 24:26|
aaa add Këta janë ata që komplotuan kundër tij: Zabadi, bir i Shimeathit, Amonitja, dhe Jehozbadi, bir i Shimrithit, Moabitja.
-
27
|2 Crónicas 24:27|
aaa add Përsa u përket bijve të tij, profecitë e shumta të thëna kundër tij dhe meremetimi i shtëpisë së Perëndisë, ja, këto gjëra janë shkruar në historinë e librit të mbretërve. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amatsiahu.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7