-
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Apocalipsis 12:7|
por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell.
-
8
|Apocalipsis 12:8|
Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.
-
9
|Apocalipsis 12:9|
Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: "Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.
-
10
|Apocalipsis 12:10|
Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.
-
11
|Apocalipsis 12:11|
Prandaj gëzohuni, o qiej, dhe ju që rrini në ta. Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë'.
-
12
|Apocalipsis 12:12|
Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.
-
13
|Apocalipsis 12:13|
Dhe iu dhanë gruas dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturojë në shkretëtirë në vendin e saj, ku të ushqehet një kohë, disa kohë dhe gjysmën e një kohe, larg pranisë së gjarprit.
-
14
|Apocalipsis 12:14|
Atëherë gjarpri qiti nga goja e tij ujë si një lumë prapa gruas, që atë ta merrte lumi,
-
15
|Apocalipsis 12:15|
dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte nxjerrë nga goja e vet.
-
16
|Apocalipsis 12:16|
Dhe dragoi u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13