-
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Apocalipsis 12:17|
Dhe u ndala mbi rërën e detit.
-
1
|Apocalipsis 13:1|
Dhe pashë të ngjitej nga deti një bishë, që kishte dhjetë brirë dhe shtatë krerë, dhe mbi brirë dhjetë kurora dhe mbi krerë emra blasfemie.
-
2
|Apocalipsis 13:2|
Dhe bisha që pashë i ngjante një leopardi; këmbët e saj ishin si të ariut dhe goja e saj si ajo e luanit; dhe dragoi i dha asaj fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh.
-
3
|Apocalipsis 13:3|
Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje; por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës.
-
4
|Apocalipsis 13:4|
Dhe adhuruan dragoin që i dha autoritet bishës dhe adhuruan bishën duke thënë: "Kush i ngjan bishës? Kush mund të luftojë kundër saj?'.
-
5
|Apocalipsis 13:5|
Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj.
-
6
|Apocalipsis 13:6|
Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfemuar kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata që banojnë në qiell.
-
7
|Apocalipsis 13:7|
Dhe iu dha t´u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t´i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb.
-
8
|Apocalipsis 13:8|
Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës.
-
9
|Apocalipsis 13:9|
Kush ka veshë, le të dëgjojë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10