-
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Apocalipsis 16:14|
Sepse në fakt janë fryma të demonëve që bëjnë mrekulli, që shkojnë te mbretërit e dheut dhe të gjithë botës, që t´i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.
-
15
|Apocalipsis 16:15|
'Ja, unë po vij si vjedhës; lum ai që rri zgjuar dhe ruan rrobat e veta që të mos ecë i zhveshur dhe të duket turpi i tij'.
-
16
|Apocalipsis 16:16|
Dhe i mblodhën në një vend që hebraisht quhet "Armagedon'.
-
17
|Apocalipsis 16:17|
Pastaj engjëlli i shtatë e derdhi kupën e tij në erë; dhe doli një zë i madh nga tempulli i qiellit, nga froni, duke thënë: "U bë'.
-
18
|Apocalipsis 16:18|
Atëherë shkrepën zëra bubullima dhe vetëtima, dhe u bë një tërmet i madh, që i tillë nuk ishte bërë qëkurse u bënë njerëzit mbi tokë, një tërmet kaq fort i madh.
-
19
|Apocalipsis 16:19|
Dhe qyteti i madh u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve ranë, Babilona e madhe u kujtua përpara Perëndisë, që t´i japë kupën e verës së zemërimit të tij të tërbuar.
-
20
|Apocalipsis 16:20|
Dhe çdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetën më.
-
21
|Apocalipsis 16:21|
Dhe një breshër i madh, me peshë prej një talenti, ra nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzit blasfemuan Perëndinë për plagën e breshërit; sepse plaga e tij ishte me të vërtetë e madhe.
-
1
|Apocalipsis 17:1|
Dhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: "Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta,
-
2
|Apocalipsis 17:2|
më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13