-
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Apocalipsis 17:13|
Këta kanë një qëllim, dhe do t´ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.
-
14
|Apocalipsis 17:14|
Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t´i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë'.
-
15
|Apocalipsis 17:15|
Pastaj më tha: "Ujërat që ke parë, ku ulet lavirja, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.
-
16
|Apocalipsis 17:16|
Dhe të dhjetë brirët që ke parë mbi bishën, këta do të urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr.
-
17
|Apocalipsis 17:17|
Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t´i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.
-
18
|Apocalipsis 17:18|
Dhe gruaja që pe është qyteti i madh, që mbretëron mbi mbretëritë e dheut'.
-
1
|Apocalipsis 18:1|
Edhe pas këtyre pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh; dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij.
-
2
|Apocalipsis 18:2|
Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: "Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.
-
3
|Apocalipsis 18:3|
Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar'.
-
4
|Apocalipsis 18:4|
Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli, duke thënë: "Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë të mëkateve të saj, dhe të mos merrni nga plagët e saj,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7