-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
37
|Éxodo 12:37|
Bijtë e Izraelit u nisën nga Ramsesi për në Sukoth, ishin rreth gjashtëqind mijë njerëz më këmbë, pa llogaritur fëmijët.
-
38
|Éxodo 12:38|
Dhe me ta iku gjithashtu një përzierje e madhe njerëzish, bashkë me kopetë e tyre të bagëtive të imta dhe të trasha, një numër i madh kafshësh.
-
39
|Éxodo 12:39|
Dhe ata e poqën brumin që kishin sjellë nga Egjipti, duke bërë kuleçë të ndormë; në fakt brumi nuk kishte maja, sepse ata u dëbuan nga Egjipti dhe nuk mundën të mënojnë, as të përgatisin rezerva për udhëtimin.
-
40
|Éxodo 12:40|
Koha që bijtë e Izraelit kaluan në Egjipt qe katërqind e tridhjetë vjet.
-
41
|Éxodo 12:41|
Në fund të katërqind e tridhjetë vjetëve, pikërisht atë ditë, ndodhi që të gjitha radhët e Zotit dolën nga vendi i Egjiptit.
-
42
|Éxodo 12:42|
Kjo është një natë për t´u kremtuar për nder të Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natë do të jetë një kremtim solemn ndaj Zotit, për të gjithë bijtë e Izraelit brez pas brezi.
-
43
|Éxodo 12:43|
Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: "Ky është rregulli i Pashkëve: asnjë i huaj nuk do të hajë;
-
44
|Éxodo 12:44|
por çdo skllav, i blerë me para, mbasi të jetë rrethprerë, mund të hajë.
-
45
|Éxodo 12:45|
Të ardhurit dhe mercenarët nuk do të hanë.
-
46
|Éxodo 12:46|
Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4