-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
47
|Éxodo 12:47|
Tërë asambleja e Izraelit do ta kremtojë atë.
-
48
|Éxodo 12:48|
Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në vend; por asnjë i parrethprerë s´ka për të ngrënë.
-
49
|Éxodo 12:49|
Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".
-
50
|Éxodo 12:50|
Tërë bijtë e Izraelit vepruan në këtë mënyrë; ata bënë pikërisht atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut dhe Aaronit.
-
51
|Éxodo 12:51|
Kështu ndodhi që pikërisht atë ditë Zoti i bëri bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i Egjiptit, simbas radhëve të tyre.
-
1
|Éxodo 13:1|
Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
-
2
|Éxodo 13:2|
"Më shenjtëro çdo të parëlindur, ai që çel barkun ndër bijtë e Izraelit, qofshin njerëz apo kafshë; më takon mua".
-
3
|Éxodo 13:3|
Pastaj Moisiu i tha popullit: "Mbajeni mend këtë ditë, gjatë së cilës dolët nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë; sepse Zoti ju nxori nga ky vend me dorë të fuqishme; nuk do të hahet bukë me maja.
-
4
|Éxodo 13:4|
Ju po dilni sot, në muajin e Abibit.
-
5
|Éxodo 13:5|
Atëherë pra kur Zoti do të bëjë që të hyni në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Hivejve dhe të Jebusejve që u është betuar etërve të tu të të japë, vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, do të kryesh këtë rit gjatë këtij muaji.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4