-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jeremías 16:11|
Atëherë ti do t´u përgjigjesh atyre: Sepse etërit tuaj më kanë braktisur", thotë Zoti, "kanë shkuar pas perëndive të tjera, u kanë shërbyer dhe kanë rënë përmbys para tyre, më kanë braktisur mua dhe nuk kanë respektuar ligjin tim.
-
12
|Jeremías 16:12|
Dhe ju keni vepruar më keq se etërit tuaj, sepse ja, secili vepron sipas kryeneçësisë së zemrës së tij të keqe dhe nuk pranon të më dëgjojë.
-
13
|Jeremías 16:13|
Prandaj unë do t´ju dëboj nga ky vend në një vend që as ju, as etërit tuaj nuk keni njohur dhe atje do t´u shërbeni perëndive të tjera ditën e natën, sepse unë nuk do t´ju fal".
-
14
|Jeremías 16:14|
"Prandaj ja, po vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit",
-
15
|Jeremías 16:15|
por: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tërë vendet ku i kishte shpërndarë". Dhe unë do t´i çoj përsëri në vendin që u kisha dhënë etërve të tyre.
-
16
|Jeremías 16:16|
Ja, unë do të dërgoj një numër të madh peshkatarësh për t´i peshkuar", thotë Zoti, "dhe pastaj do të dërgoj një numër të madh gjahtarësh për t´i gjuajtur në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkëmbinjve.
-
17
|Jeremías 16:17|
Sepse sytë e mi janë mbi të gjitha rrugët e tyre, që nuk janë të fshehura nga fytyra ime, dhe paudhësitë e tyre nuk mbeten të fshehura para syve të mi.
-
18
|Jeremías 16:18|
Para së gjithash do t´i shpaguaj dyfish për paudhësinë dhe mëkatin e tyre, sepse kanë përdhosur vendin tim me kufomat e idhujve të tyre të neveritshëm dhe e kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme".
-
19
|Jeremías 16:19|
O Zot, forca ime, kalaja ime dhe streha ime ditën e fatkeqësisë, te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës dhe do të thonë: "Etërit tanë kanë trashëguar vetëm gënjeshtra, kotësi dhe gjëra që nuk vlejnë asgjë".
-
20
|Jeremías 16:20|
"A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16