-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Jeremías 17:10|
Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t´i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.
-
11
|Jeremías 17:11|
Kush fiton pasuri në mënyrë të padrejtë është si thëllëza që ngroh vezë që nuk i ka bërë vetë; në mes të ditëve të tij ka për t´i lënë dhe në fund do të gjendet i shushatur".
-
12
|Jeremías 17:12|
Froni i lavdisë së shkëlqyer që në fillim është vendi i shenjtërores sonë.
-
13
|Jeremías 17:13|
O Zot, shpresa e Izraelit, tërë ata që të braktisin do të turpërohen. "Ata që largohen nga unë do të jenë të shkruar në tokë, sepse e kanë braktisur Zotin, burimin e ujit të gjallë".
-
14
|Jeremías 17:14|
Shëromë, o Zot, dhe do të shërohem, shpëtomë dhe do të shpëtoj, sepse ti je lavdia ime.
-
15
|Jeremías 17:15|
Ja, ata më thonë: "Ku është fjala e Zotit? Le të realizohet tani!"
-
16
|Jeremías 17:16|
Megjithatë unë nuk refuzova të jem bariu i tyre duke të ndjekur ty, as dëshirova ditën e kobshme. Ti e di atë që doli nga goja ime, sepse bëhej në praninë tënde.
-
17
|Jeremías 17:17|
Mos u bëj për mua një frikë; ti je streha ime ditën e fatkeqësisë.
-
18
|Jeremías 17:18|
Qofshin të turpëruar përndjekësit e mi, por mos qofsha unë i turpëruar; qofshin të turpëruar ata, por mos qofsha i turpëruar unë; sill mbi ta ditën e fatkeqësisë dhe shkatërroji me një shkatërrim të dyfishtë!
-
19
|Jeremías 17:19|
Kështu më ka thënë Zoti: "Shko dhe ndalu te porta e bijve të popullit, nëpër të cilën hyjnë dhe dalin mbretërit e Judës dhe pranë të gjitha portave të Jeruzalemit,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16