-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Jeremías 22:23|
Ti që banon në Liban, që ke ngritur folenë në mes kedrave, sa do të rënkosh kur do të të zënë dhembjet, dhembjet si ato të gruas që është gati të pjellë!
-
24
|Jeremías 22:24|
Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, "edhe sikur Konjahu, biri i Jehojakimit, mbret i Judës, të ishte një unazë vulosjeje në dorën time të djathtë, unë do të të shkulja që andej.
-
25
|Jeremías 22:25|
Unë do të të jap në dorë të atyre që kërkojnë jetën tënde, në dorë të atyre prej të cilëve ke frikë, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe në dorë të Kaldeasve.
-
26
|Jeremías 22:26|
Do të të hedh ty dhe nënën tënde që të ka lindur në një vend të huaj, ku nuk keni lindur dhe aty do të vdisni.
-
27
|Jeremías 22:27|
Por në vendin ku dëshirojnë fort të kthehen, nuk do të kthehen.
-
28
|Jeremías 22:28|
A është vallë ky njeri, Konjahu, një poç pa vlerë, i thyer, ose një send që nuk prodhon asnjë kënaqësi? Pse, pra, janë përzënë ai dhe pasardhësit e tij dhe janë hedhur në një vend që ata nuk e njohin?
-
29
|Jeremías 22:29|
O vend, o vend, o vend, dëgjo fjalën e Zotit!
-
30
|Jeremías 22:30|
Kështu thotë Zoti: "Regjistrojeni këtë njeri si pa fëmijë, një njeri që nuk do të begatohet në ditët e tij, sepse asnjë nga pasardhësit e tij nuk do të ketë mbarësi, duke arritur të ulet mbi fronin e Davidit dhe të mbretërojë akoma në Judë"".
-
1
|Jeremías 23:1|
"Mjerë barinjtë që prishin dhe shpërndajnë kopenë e kullotës sime", thotë Zoti.
-
2
|Jeremías 23:2|
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, kundër barinjve që kullosin popullin tim: "Ju keni shpërndarë delet e mia, i keni përzënë dhe nuk keni pasur kujdes për to; ja, unë do t´ju dënoj për ligësinë e veprimeve tuaja", thotë Zoti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16