-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Jeremías 22:3|
Kështu thotë Zoti: Veproni me ndershmëri dhe drejtësi, çlirojeni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, mos i bini më qafë dhe mos ushtroni dhunë kundër të huajit, jetimit dhe gruas së ve dhe mos derdhni gjak të pafajmë në këtë vend.
-
4
|Jeremías 22:4|
Sepse, po t´u përmbahemi tërësisht këtyre fjalëve, atëherë mbretërit e ulur mbi fronin e Davidit do të hyjnë nëpër portat e kësaj shtëpie, të hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata vetë, shërbëtorët e tyre dhe populli i tyre.
-
5
|Jeremías 22:5|
Por në rast se nuk do të dëgjoni këto fjalë, unë betohem për veten time", thotë Zoti, "që kjo shtëpi do të shkretohet".
-
6
|Jeremías 22:6|
Sepse kështu thotë Zoti për shtëpinë e mbretit të Judës: "Ti ishe për mua si Galaadi, si maja e Libanit. Por unë do të të katandis me siguri në një vend të shkretë, në një qytet pa banorë.
-
7
|Jeremías 22:7|
Po përgatis kundër teje shkatërrues, secili me armët e tij; ata do të rrëzojnë kedrat e tu më të mirë dhe do t´i hedhin në zjarr.
-
8
|Jeremías 22:8|
Shumë kombe do të kalojnë pranë këtij qyteti dhe do t´i thonë njëri tjetrit: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë qytet të madh?".
-
9
|Jeremías 22:9|
Dhe do të përgjigjen: "Sepse e kanë braktisur besëlidhjen me Zotin, Perëndinë e tyre, dhe kanë rënë përmbys para perëndive të tjera dhe u kanë shërbyer".
-
10
|Jeremías 22:10|
Mos qani për të vdekurin, mos mbani zi për të, por qani me hidhërim të madh për atë që niset, sepse nuk do të kthehet më dhe nuk e ka për të parë më vendin ku ka lindur.
-
11
|Jeremías 22:11|
Sepse kështu thotë Zoti për Shalumin, birin e Josias, mbret i Judës, që mbretëron në vend të Josias atit të tij dhe që ka dalë nga ky vend: "Ai nuk do të kthehet më,
-
12
|Jeremías 22:12|
por do të vdesë në vendin ku e kanë çuar në robëri dhe nuk ka për ta parë më këtë vend".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16