-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
15
|Jeremías 20:15|
Mallkuar qoftë njeriu që i shpuri lajmin atit tim, duke thënë: "Të ka lindur një bir mashkull", gjë që e mbushi me gëzim.
-
16
|Jeremías 20:16|
Qoftë ai njeri si qytetet që Zoti ka shkatërruar pa kurrfarë keqardhje. Dëgjoftë klithmën në mëngjes dhe zhurmat e luftës në mesditë,
-
17
|Jeremías 20:17|
sepse nuk më kanë bërë të vdes në bark të nënës; kështu nëna ime do të ishte varri im dhe barku i saj i ngarkuar për gjithnjë.
-
18
|Jeremías 20:18|
Pse kam dalë nga barku i nënës, për të parë vuajtje, dhembje dhe për t´i mbaruar ditët e mia me turp?
-
1
|Jeremías 21:1|
Fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti, kur mbreti Sedekia i dërgoi Pashhurin, birin e Malkiahut dhe Sofonien, birin e Malklahut, priftit, për t´i thënë:
-
2
|Jeremías 21:2|
"Konsulto, pra, për ne Zotin, sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, bën luftë kundër nesh. Ndofta Zoti do të veprojë me ne sipas të gjitha mrekullive të tij, dhe ai do të tërhiqet nga ne".
-
3
|Jeremías 21:3|
Atëherë Jeremia u tha atyre: "Do t´i thoni kështu Sekedias:
-
4
|Jeremías 21:4|
Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të bëj që të tërhiqen armët e luftës që janë në duart tuaja, me të cilat po luftoni kundër mbretit të Babilonisë, kundër Kaldeasve që ju rrethojnë jashtë mureve, dhe do t´i grumbulloj në mes të këtij qyteti.
-
5
|Jeremías 21:5|
Unë vetë do të luftoj kundër jush me dorën e shtrirë dhe me krahë të fuqishëm, me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe.
-
6
|Jeremías 21:6|
Do t´i qëlloj banorët e këtij qyteti, si njerëzit ashtu edhe kafshët; ata do të vdesin nga një murtajë e madhe.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16