-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Jeremías 20:5|
Përveç kësaj tërë pasuritë e këtij qyteti, tërë prodhimin e mundit të tij dhe të gjitha sendet e tij të çmuara, po, do t´i jap tërë thesaret e mbretërve të Judës në dorë të armiqve të tyre që do t´i plaçkisin, do t´i marrin dhe do t´i çojnë në Babiloni.
-
6
|Jeremías 20:6|
Dhe ti, Pashhur, dhe tërë ata që banojnë në shtëpinë tënde, do të shkoni në robëri; do të shkosh në Babiloni, aty ke për të vdekur dhe aty ke për t´u varrosur, ti dhe tërë miqtë e tu të cilëve u ke profetizuar gënjeshtra".
-
7
|Jeremías 20:7|
Ti më ke bindur, o Zot, dhe unë e lashë veten të bindem; ti je më i fortë se unë dhe fitove. Jam bërë objekt talljesh çdo ditë; kushdo tallet me mua.
-
8
|Jeremías 20:8|
Sepse sa herë që flas, unë bërtas dhe shpall: "Dhunë dhe plaçkitje!". Po, fjala e Zotit është për mua një shkak turpi dhe talljeje çdo ditë.
-
9
|Jeremías 20:9|
Atëherë unë thashë: "Nuk do ta përmend më dhe nuk do të flas më në emër të tij". Por fjala e tij ishte në zemrën time si një zjarr flakërues, i mbyllur në kockat e mia; përpiqesha ta përmbaja, por nuk mundesha.
-
10
|Jeremías 20:10|
Dëgjoja shpifjet e shumë vetave: "Tmerr rreth e qark! Paditeni dhe do ta padisim!". Tërë ata me të cilët jetoja në paqe prisnin që unë të pengohesha dhe thonin: "Ndofta do të bindet, kështu ne do të kemi epërsi mbi të dhe do të hakmerremi kundër tij".
-
11
|Jeremías 20:11|
Por Zoti është me mua si një hero i fuqishëm; prandaj ndjekësit e mi do të pengohen dhe nuk do të kenë epërsi; do të turpërohen me të madhe, sepse nuk do t´ia dalin mbanë; turpi i tyre do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të harrohet.
-
12
|Jeremías 20:12|
Por ti, o Zot i ushtrive, që provon të drejtin dhe heton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse ty të kam besuar çështjen time.
-
13
|Jeremías 20:13|
Këndojini Zotit, lëvdoni Zotin, sepse ka çliruar jetën e nevojtarit nga dora e keqbërësve.
-
14
|Jeremías 20:14|
Mallkuar qoftë dita në të cilën linda! Mos qoftë e bekuar dita në të cilën nëna ime më lindi!
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16