-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Jeremías 23:33|
Në qoftë se ndërkaq ky popull ose një profet a një prift do të të pyesë, duke thënë: "Cili është orakulli i Zotit?", ti do t´u përgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unë do t´ju hedh poshtë", thotë Zoti.
-
34
|Jeremías 23:34|
"Sa për profetin, priftin o popullin që do të thotë: "Orakulli i Zotit", unë do ta dënoj atë person dhe shtëpinë e tij.
-
35
|Jeremías 23:35|
Kështu do t´i thoni secili fqinjit të vet secili vëllait të vet: "Çfarë përgjigje ka dhënë Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".
-
36
|Jeremías 23:36|
Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.
-
37
|Jeremías 23:37|
Kështu do t´i thuash profetit: "Çfarë përgjigje të dha Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".
-
38
|Jeremías 23:38|
Por në rast se thoni akoma: "Orakulli i Zotit", atëherë kështu thotë Zoti: Me qenë se thoni këtë fjalë: "Orakulli i Zotit", megjithëse unë ju kisha dërguar fjalë: Mos thoni më "Orakulli i Zotit",
-
39
|Jeremías 23:39|
ja, unë do t´ju harroj plotësisht dhe do t´ju hedh larg fytyrës sime, ju dhe qytetin që ju kisha dhënë juve dhe etërve tuaj,
-
40
|Jeremías 23:40|
dhe do t´ju mbuloj me një turp të përjetshëm, që nuk do të harrohet kurrë".
-
1
|Jeremías 24:1|
Zoti më tregoi dy kosha me fiq të vendosur përpara tempullit të Zotit, mbas çuarjes në robëri prej Jeruzalemit nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, të Jekoniahut, birit të Jehojakimit, mbret i
-
2
|Jeremías 24:2|
Një nga koshat përmbante fiq shumë të mirë, fiq të dorës së parë, ndërsa koshi tjetër përmbante fiq shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të haheshin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16