-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Jeremías 25:13|
Kështu do të sjell në këtë vend tërë gjërat që kam shpallur kundër tij, tërë gjërat që janë shkruar në këtë libër dhe që Jeremia ka profetizuar kundër të gjitha kombeve.
-
14
|Jeremías 25:14|
Në fakt shumë kombe dhe mbretër të fuqishëm do t´i kthejnë në robëri vetë Kaldeasit dhe unë do t´i shpërblej sipas veprimeve të tyre dhe sipas veprës së duarve të tyre".
-
15
|Jeremías 25:15|
Sepse kështu më ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Merr nga dora ime këtë kupë vere të zemërimit tim dhe bëj që të pinë tërë kombet te të cilët do të të dërgoj.
-
16
|Jeremías 25:16|
Ata do të pinë, do t´u merren këmbët dhe do të çmenden për shkak të shpatës që do të dërgoj në mes të tyre.
-
17
|Jeremías 25:17|
Atëherë mora kupën nga dora e Zotit dhe bëra që ta pinë tërë kombet pranë të cilëve më kishte dërguar Zoti:
-
18
|Jeremías 25:18|
Jeruzalemi dhe qytetet e Judës, mbretërit dhe princat e tij, për t´i katandisur në një shkatërrim, në një objekt habie, talljeje dhe mallkimi, siç po ndodh sot;
-
19
|Jeremías 25:19|
Faraoni, mbreti i Egjiptit, shërbëtorët e tij, princat dhe tërë populli i tij;
-
20
|Jeremías 25:20|
tërë popullata e përzier, tërë mbretërit e vendit të Uzit, tërë mbretërit e filistejve (domethënë Ashkeloni, Gaza, Ekroni dhe ata që mbetën nga Ashdodi);
-
21
|Jeremías 25:21|
Edomi, Moabi dhe bijtë e Amonit;
-
22
|Jeremías 25:22|
tërë mbretërit e Tiros, tërë mbretërit e Sidonit dhe mbretërit e ishujve që ndodhen matanë detit;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16