-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jeremías 27:11|
Por kombin që do ta vërë qafën e tij nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë dhe do t´i shërbejë atij, unë do ta lë në vendin e tij", thotë Zoti, "dhe ai do ta punojë dhe do të qëndrojë aty".
-
12
|Jeremías 27:12|
Unë i fola, pra, Sedekias, mbretit të Judës, në përputhje me tërë këto fjalë dhe i thashë: "Përkulni qafën tuaj nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, i shërbeni atij dhe popullit të tij dhe do të jetoni.
-
13
|Jeremías 27:13|
Pse ti dhe populli yt dëshironi të vdisni nga shpata, nga uria dhe nga murtaja, ashtu si ka folur Zoti kundër kombit që nuk dëshiron t´i shërbejë mbretit të Babilonisë?
-
14
|Jeremías 27:14|
Prandaj mos dëgjoni fjalët e profetëve që ju thonë: "Nuk do t´i shërbeni mbretit të Babilonisë", sepse ju profetizojnë gënjeshtrën".
-
15
|Jeremías 27:15|
"Sepse unë nuk i kam dërguar", thotë Zoti, "por ata profetizojnë gënjeshtrën në emrin tim, me qëllim që unë t´ju shpërndaj dhe ju të vdisni, ju dhe profetët që ju profetizojnë".
-
16
|Jeremías 27:16|
U fola gjithashtu priftërinjve dhe tërë këtij populli, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Mos dëgjoni fjalët e profetëve tuaj që ju profetizojnë duke thënë: "Ja, tani orenditë e shtëpisë të Zotit do të kthehen shpejt nga Babilonia", sepse ju profetizojnë gënjeshtrën.
-
17
|Jeremías 27:17|
Mos i dëgjoni ata! I shërbeni mbretit të Babilonisë dhe keni për të jetuar. Pse ky qytet duhet të katandiset në një shkretinë?
-
18
|Jeremías 27:18|
Në rast se janë profetë dhe fjala e Zotit është me ta, le të ndërhyjnë tani pranë Zotit të ushtrive në mënyrë që orenditë që kanë mbetur në shtëpinë e Zotit, në shtëpinë e mbretit të Judës dhe në Jeruzalem, të mos shkojnë në Babiloni".
-
19
|Jeremías 27:19|
Kështu thotë Zoti i ushtrive për shtyllat, detin, qerret dhe pjesën tjetër të orendive që kanë mbetur në këtë qytet,
-
20
|Jeremías 27:20|
të cilat Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, nuk i mori, kur internoi Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbretit të Judës, nga Jeruzalemi në Babiloni së bashku me tërë fisnikët e Judës dhe të Jeruzalemit;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16