-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Jeremías 28:9|
Profeti që profetizon paqen, kur fjala e tij do të realizohet, do të njihet si një profet i vërtetë i dërguar nga Zoti".
-
10
|Jeremías 28:10|
Atëherë profeti Hananiah mori zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia dhe e copëtoi.
-
11
|Jeremías 28:11|
Pastaj Hananiahu foli në prani të të gjithë popullit, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Në këtë mënyrë unë do të thyej zgjedhën e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, brenda dy vjetëve, nga qafa e të gjitha kombeve. Profeti Jeremia iku nëpër rrugën e tij.
-
12
|Jeremías 28:12|
Mbasi profeti Hananiah theu zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
-
13
|Jeremías 28:13|
"Shko dhe i thuaj Hananiahut: Kështu thotë Zoti: Ti ke thyer disa zgjedha prej druri, por në vendin e tyre ke krijuar zgjedha prej hekuri.
-
14
|Jeremías 28:14|
Kështu në fakt thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë vë një zgjedhë prej hekuri mbi qafën e tërë këtyre kombeve që t´i shërbejnë Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ata do t´i shërbejnë. Atij i kam dhënë gjithashtu kafshët e fushës".
-
15
|Jeremías 28:15|
Pastaj profeti Jeremia i tha profetit Hananiah: "Dëgjo, Hananiah, Zoti nuk të ka dërguar, dhe ti e ke shtyrë këtë popull t´i besojë gënjeshtrës.
-
16
|Jeremías 28:16|
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur, sepse ke folur për rebelim kundër Zotit"".
-
17
|Jeremías 28:17|
Profeti Hananiah vdiq po atë vit, në muajin e shtatë.
-
1
|Jeremías 29:1|
Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremia i dërgoi nga Jeruzalemi pleqve që kishin mbetur në robëri, priftërinjve, profetëve dhe tërë popullit që Nebukadnetsari kishte çuar në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16