-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Jeremías 29:12|
Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do t´ju kënaq.
-
13
|Jeremías 29:13|
Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.
-
14
|Jeremías 29:14|
Unë do të bëj që ju të më gjeni", thotë Zoti, "dhe do t´ju kthej nga robëria juaj; do t´ju mbledh nga të gjitha kombet dhe nga të gjitha vendet ku ju kam shpërndarë", thotë Zoti; "dhe do t´ju çoj përsëri në vendin prej të cilit ju çova në robëri.
-
15
|Jeremías 29:15|
Sepse thoni: "Zoti na ka ngjallur profetë në Babiloni",
-
16
|Jeremías 29:16|
kështu thotë Zoti për mbretin që rri mbi fronin e Davidit, për këtë popullin që banon në këtë qytet, për vëllezërit tuaj që nuk kanë shkuar bashkë me ju në robëri";
-
17
|Jeremías 29:17|
po, kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, dhe do t´i bëj si fiq të neveritshëm që nuk mund të hahen sepse janë shumë të këqij.
-
18
|Jeremías 29:18|
Do t´i ndjek me shpatën, me urinë dhe me murtajën; do të bëj që të trajtohen keq në të gjitha mbretëritë e tokës dhe të jenë një mallkim, një objekt habie, një tallje dhe një turp midis kombeve ku i kam shpërndarë,
-
19
|Jeremías 29:19|
sepse nuk i kanë dëgjuar fjalët e mia", thotë Zoti, "që unë u dërgova atyre me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve, me urgjencë dhe këmbëngulje; por ju nuk më keni dëgjuar", thotë Zoti.
-
20
|Jeremías 29:20|
Dëgjoni, pra, fjalën e Zotit, o ju të gjithë, që unë dërgova në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni!
-
21
|Jeremías 29:21|
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Ashabin, birin e Kolajahut, dhe për Sedekian, birin e Maasejahut, që ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim: Ja, unë do t´i lë në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t´i vrasë para syve tuaj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16