-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Levítico 22:17|
Zoti i foli akoma Moisiut duke i thënë:
-
18
|Levítico 22:18|
"Folu Aaronit, bijve të tij dhe gjithë bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kushdo nga shtëpia e Izraelit ose nga të huajt në Izrael, që paraqet si olokaust për Zotin një ofertë për çfarëdo kushti ose çfarëdo dhurate sipas dëshirës;
-
19
|Levítico 22:19|
për të qënë i mirëpritur, do të ofrojë një mashkull, pa të meta, të marrë nga qetë, nga dhentë apo nga dhitë.
-
20
|Levítico 22:20|
Nuk do të ofroni asgjë që ka një të metë, sepse nuk do të ishte e pëlqyer.
-
21
|Levítico 22:21|
Kur dikush i ofron Zotit një flijim falënderimi, që është marrë nga kopeja apo nga tufa, qoftë për të përmbushur një kusht, qoftë si ofertë vullnetare, viktima për t´u pëlqyer duhet të jetë e përsosur; nuk duhet të ketë asnjë të metë.
-
22
|Levítico 22:22|
Nuk do t´i ofroni Zotit një viktimë të verbër, të çalë apo të gjymtuar, apo që ka ulcera, ekzemë ose zgjebe; dhe nuk do të bëni mbi altar flijime me zjarr për Zotin.
-
23
|Levítico 22:23|
Do të mund të paraqesësh si ofertë vullnetare një ka ose një dele që ka një këmbë shumë të gjatë apo shumë të shkurtër; por si kusht nuk do të ishte i mirëpritur.
-
24
|Levítico 22:24|
Nuk do t´i ofrosh Zotit asnjë kafshë me herdhe të vrara, a të shtypura, të këputura apo të prera; flijime të tilla nuk do të bëni në vendin tuaj.
-
25
|Levítico 22:25|
Nuk do pranoni nga i huaji asnjë nga këto viktima për ta ofruar si bukë të Perëndisë tuaj, sepse në to ka gjymtime dhe të meta; nuk do të pëlqeheshin për ju.
-
26
|Levítico 22:26|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Mateo 1-4