-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Levítico 22:27|
"Kur do të lindë një viç, a një qengj a një kec, do ta lini shtatë ditë me të ëmën; nga dita e tetë e tutje do të pëlqehet si flijim i bërë me zjarr për Zotin.
-
28
|Levítico 22:28|
Nuk do të therni një lopë apo një dele me gjithë të voglin e saj në të njëjtën ditë.
-
29
|Levítico 22:29|
Kur do t´i ofroni Zotit një flijim falënderimi, paraqiteni në mënyrë që të pëlqehet.
-
30
|Levítico 22:30|
Viktima do të hahet po atë ditë; nuk do të lini asgjë deri në mëngjes. Unë jam Zoti.
-
31
|Levítico 22:31|
Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia dhe do t´i vini në zbatim. Unë jam Zoti.
-
32
|Levítico 22:32|
Nuk do të përdhosni emrin tim të shenjtë, por do të shenjtërohem në mes të bijve të Izraelit. Unë jam Zoti që ju shenjtëron,
-
33
|Levítico 22:33|
që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qënë Perëndia juaj. Unë jam Zoti".
-
1
|Levítico 23:1|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
2
|Levítico 23:2|
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Ja festat e Zotit, që ju do t´i shpallni si mbledhje të shenjta. Festat e mia janë këto:
-
3
|Levítico 23:3|
Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë është një e shtunë pushimi dhe mbledhjeje të shenjtë. Atë ditë nuk do të bëni asnjë punë; është e shtuna e shenjtëruar Zotit në të tëra vendet ku do të banoni.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5